Milani është në hall të madh me klubin turk, Trabzonsport, pasi këta të fundit refuzojnë të paguajnë 13 milionë euro për dy lojtarë që i kanë blerë.
Bëhet fjalë për Jurai Kuckan dhe Sosna, për të cilët klubi turk ka refuzuar të paguajë.
Milani në pamundësi që t’i marr parat nga klubi turk, ka kërkuar ndihmë nga FIFA.
Pas denoncimit në FIFA, kjo e fundit ka ndërhyrë menjëherë duke i pezulluar Trabzonsporit afatin kalimtar të janarit.
Ky vendim nuk do të ndryshojë deri në shlyerjen e borxhit.
Ky lajm ka gëzuar klubin e Milanit dhe Leonardon, që mund të marrin rreth 13 milionë euro që në muajin janar.
Klubi mund t’i investojë këto para në ndonjë lojtarë gjatë këtij afati. /Telegrafi/