Milan, Napoli, Inter, Chelsea dhe Bayern Mynih janë duke synuar talentin e Atalantas, Andrea Conti, por çmimi i tij është mbi 20 milionë euro.
23-vjeçari italian mund të luajë në anën e djathtë të mbrojtjes ose në krahun e djathtë të mesfushës dhe ka shënuar tetë gola në këtë sezon, së bashku me katër asistime.
Sipas Tuttomercatoweb, Milani shpreson të bëjë më shumë se marrëveshja e tyre e kohëve të fundit me Atalantan për mesfushorin Franck Kessie që të shtyjë edhe për shokun e tij.
Oferta në tryezë besohet të jetë me vlerë 17 milionë euro, por kjo nuk mjafton për të bindur klubin e Bergamos, përcjell Telegrafi.
Conti ka shumë interes nga e gjithë Evropa, duke përfshirë Napolin, Chelsean, Interin dhe Bayern Munichun.
Ai është nën kontratë me Atalanta deri në qershor të vitit 2021 dhe ka ardhur përmes akademisë prestigjioze të të rinjve të klubit. /Telegrafi/