Kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje për ta plotësuar fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ku vetëm shtatë klube e kanë siguruar kalimin për në turin tjetër.
Në 32 ekipet që do të vijojnë më tej aventurën e tyre në muajin shkurt në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë tashmë janë kualifikuar skuadra të tilla si: Bayern Leverkusen, Zurich, Dinamo Zagreb, Arsenal, Eintracht, Lazio dhe Chelsea.
Ndërkaq shtatë është edhe numri i ekipeve që janë eliminuar para kohe si: Ludogorets, AEK Larnaka, Anderlecht, Dudelange, Marseille, Apollon Limassol dhe Akhisarspor.
Milani për të dytin sezon radhazi synojnë të shkojnë larg në këtë garë, por situata nuk është edhe aq e favorshme.
Në Grupin F, Real Betis kontrollon situatën me tetë pikë, ndërsa Milani dhe Olimpiakosi ka një më pak.
Ekipi i Gennaro Gatussos fillimisht duhet të marrë tre pikët në San Siro me një kundërshtar modest si Dudelange, ndërsa Real Betisi mund të kualifikohet në këtë takim, nëse i mposht “bardhekuqtë” nga Pireu.
Arsenali do të luajë si mysafirë i Vorsklas, ku ukrainasit vështirë se mund të bëjnë diçka më shumë.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Fenerbahce dhe Dinamo Zagrebit.
Në mbrëmje në Grupin H janë dy ndeshjet Apollon – Lazio dhe Eintracht – Marseille ku luhen thjesht për statistika.
Në orën 21:00 në Grupin L, Chelsea i kualifikuar pret në Londër PAOK-un, që ka nevojë për 6 pikë në dy ndeshjet e fundit për të kaluar mes 32 skuadrave më të mira.
Në Grupin G që është njëherësh edhe grupi më i barabartë, pasi katër ekipet ndahen nga vetëm dy pikë në tabelën e renditjes.
Glasgoë Rangers ku luan Eros Grezda do të presë Villarrealin. /Telegrafi/