Telegrafi

Milani po punon për dy transferime, konfirmimet pritet të vijnë brenda ditësh

(Foto: Instagram/acmilan)

Klubi italian, Milani është në kërkim të transferimeve të reja dhe tashmë është në bisedime të avancuara për transferimin e dy lojtarëve.

Rossonerët duan të përforcojnë edhe më shumë skuadrën pasi këtë sezon synojnë të luftojnë për titull dhe të paraqiten sa më mirë në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e klubit kanë ofruar tashmë në klub portierin Mike Maignan nga Lille dhe Olivier Giroud nga Chelsea, por nuk duan të ndalen vetëm me këto dy transferimeve.

Sipas gazetarit të mirënjohur italian Fabrizio Romano, Milani po punon në dy marrëveshje që prej ditësh.

E para është rikthimi i Tiemoue Bakayoko nga Chelsea, ku bisedimet janë duke vazhduar për të arritur një marrëveshje huazimi.

E dyta është marrëveshja me Romën për Alessandro Florenzin, marrëveshje e cila thuhet se tani është në fazat përfundimtare mes dy klubeve për huazim me mundësi blerjeje. /Telegrafi/