Florian Thauvin ka qenë një objektiv i Milanit gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi francez kishte pasur bisedime konkrete me Rossonerët, por në fund klubi italian nuk gjeti gjuhë të përbashkët me Olympique Marseillen.
Mediat italiane kanë raportuar se Milani do të tentojë transferimin e Thauvin edhe në janar.
Marseille nuk dëshironte të largonte lojtarin pa fituar 15 milionë euro, shumë që konsiderohej e lartë nga Milani.
Thuavin është në përfundim të kontratës dhe për këtë Milan synon që në janar ta marrë atë me një çmim të lirë.
Rossonerët do të ofrojnë vetëm pesë milionë euro dhe nëse Marseille nuk do ta pranojë këtë ofertë, rrezikon që në verë ta humbas lojtarin pa para.
Gjithsesi në garë për të janë edhe skuadra tjera si Roma, Lazio e Atalanta. /Telegrafi/