Telegrafi

Milani po mendon transferimin e Marchisios

Milani është duke menduar që ta transferojë yllin e Juventusit, Claudio Marchision.

Sipas Rai Sport, Milani po tenton Marchision, pasi ky i fundit në sezonin e kaluar nuk kishte hapësira të shumta në formacionin e Max Allegriy.

Lajmin e konfirmon edhe Gazzetta dello Sport, të cilet shkruajnë se Juve nuk llogarit edhe aq në shërbimet e lojtarit.

Mediat shkruajnë se Milani nuk do të bëjë ofertë momentalisht, vetëm nëse Marchisio kërkon largimin nga Juve.

Nëse Milani do ta marr Marchision do të ishte një blerje sikurse ajo e Leonardo Bonuccit. /Telegrafi/