Site icon Telegrafi

Milani po mendon shitjen e njërit nga yjet kryesore të skuadrës

Milani janë duke konsideruar shitjen e M’Baye Niang për të ngritur fondin e transferimeve.

Marrja e kuqezinjve nga Sino-Europe Sports është vonuar, që do të thotë se afati kalimtar i transferimeve të janarit duhet të bëhet pa kosto.

Sipas Tuttosport, Luiz Adriano pritet të shkojë në Spartak Moskë, duke çliruar disa para, por gjithashtu thotë se braziliani mund të mos jetë largimi i vetëm.

Lexo po ashtu Niang kërkohet nga kampioni i Anglisë

Trajneri Vincenzo Montella la Niang në stol në gjithë ndeshjen e Supercoppa Italiana, dhe ai ka luajtur vetëm tre minuta në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Atalantas.

Për këtë arsye është menduar se francezi do të lejohet të largohet për një cmim që sillet në mes 15 dhe 20milionë euro, por çdo vendim në këtë afat kalimtar, drita e gjelbër duhet të jepet si nga bordi aktual dhe ashtu edhe Sino-Europe. /Telegrafi/

Exit mobile version