Milani është i interesuar të bëjë një lëvizje në minutën e fundit për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Dele Alli.
Spurs janë të vendosur të nënshkruajnë me Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur nga Juventus këtë muaj dhe kështu ata po përpiqen të largojnë disa nga lojtarët tjerë të panevojshëm.
Njëri prej tyre është mesfushori anglez 25-vjeçar, Dele Alli, i cili ende nuk ka bërë asnjë paraqitje në Ligën Premier në vitin 2022.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani po mendon të bëjë një lëvizje të vonshme për Dele Allin, duke kërkuar ta sjellë atë në një marrëveshje huazimi për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit në garën e tyre për titull me Interin.
? JUST IN: AC Milan are considering a late loan move for #thfc midfielder Dele Alli. | @Gazzetta_it https://t.co/gTBA0lZRor
— Daily Hotspur (@Daily_Hotspur) January 30, 2022
Kuqezinjtë gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për Tanguy Ndombele, i kërkuar gjithashtu nga Roma dhe Paris Saint-Germain, por paga e tij neto prej 7 milionë euro për sezon është shumë e lartë për klubin milanez.
25-vjeçari Dele Alli ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, me një total prej 1042 minutash. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. /Telegrafi/