Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira është njëri nga objektivat kryesor të Milanit këtë afat kalimtar të verës.
Torreira u bashkua me Topçinjtë nga Sampdoria në një marrëveshje me vlerë 26 milionë funte apo rreth 30 milionë euro verën e kaluar.
Megjithatë, uruguaiani ka folur kohëve të fundit për vuajtjet e tij për t’u përshtatur me jetën në Angli dhe një rikthim në Serie A është i mundur.
“Nuk e di nëse ka shumë gjëra që më pëlqejnë”.
“Mendoj se ishte më mirë në Itali. Anglia është një botë krejtësisht ndryshe, një vend shumë i madh”, ka thënë Torriera për Ovation.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Milani po synon të shfrytëzojë këtë pakënaqësi dhe të tentoj transferimin e Torreira.
Rossonerët thuhet se po konsiderojnë ofrimin e Franck Kessiet në Arsenal si një hap përpara për një marrëveshje potenciale për Torreiran.
Të dy lojtarët vlerësohen rreth 35-40 milionë euro. /Telegrafi/