Telegrafi

Milani po e kompleton transferimin e Todibos nga Barcelona

Milani thuhet se është shumë afër që ta transferojë Jean-Clair Tdibon nga Barcelona.

Mbrojtësi francez dështoi të inkuadrohej në skuadrën e parë, andaj në këtë afat kalimtar të janarit po kalon si i huazuar në San Siro.

Përfaqësuesit e klubit italian tashmë kanë arritur në Spanjë për ta mbyllur transferimin e mbrojtësit francez, raporton AS.

Lexo po ashtu Milani dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Todibon?

Todibo do të kalojë te Milani në formë huazimi, por këta të fundit do ta kenë të drejtën edhe të blerjes së kartonit të tij.

Mbrojtësi i talentuar ishte transferuar te katalunasit në janarin e vitit të kaluar për një milion euro, por që nuk arriti ta gjente vetën në skuadrën e parë. /Telegrafi/