Milani thuhet se është shumë afër që ta transferojë Jean-Clair Tdibon nga Barcelona.
Mbrojtësi francez dështoi të inkuadrohej në skuadrën e parë, andaj në këtë afat kalimtar të janarit po kalon si i huazuar në San Siro.
Përfaqësuesit e klubit italian tashmë kanë arritur në Spanjë për ta mbyllur transferimin e mbrojtësit francez, raporton AS.
Todibo do të kalojë te Milani në formë huazimi, por këta të fundit do ta kenë të drejtën edhe të blerjes së kartonit të tij.
Mbrojtësi i talentuar ishte transferuar te katalunasit në janarin e vitit të kaluar për një milion euro, por që nuk arriti ta gjente vetën në skuadrën e parë. /Telegrafi/