Milani e di se nuk do mund ta tundojë Luka Modricin nga Real Madrid këtë verë, por mund të provojë përsëri në janar, nëse ai lufton për minutat e luajtur.
Sipas gazetës spanjolle AS, Rossonerët kanë vendosur shikimin e tyre tek mesfushori kroat, i cili i mbush 32 vjet në shtator.
Real Madridi nuk ka ndërmend të shesë atë, as reprezentuesi i Kroacisë nuk dëshiron të largohet.
Megjithatë, raporti thotë se situata mund të ndryshojë nëse Modric nuk luan rregullisht në gjashtë muajt e parë të sezonit.
Në atë pikë, Milani do të përgatiste një takim në muajin janar për ish-yllin e Tottenham Hotspur dhe Dinamo Zagrebit.
Ndryshe, në sezonin e kaluar, Modric kontribuoi me një gol dhe pesë asistime në 41 ndeshje konkurruese për Real Madridin. /Telegrafi/