Milani është shfaqur si një destinacion i mundshëm për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, sipas raportimeve nga Italia.
Për disa kohë, skuadra italiane ka shfaqur interes për spanjollin dhe tani, me situatën e tij në klubin madrilen në një pikë kthese, Rossonerët mund të shfrytëzojnë rastin për të siguruar nënshkrimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Marrëdhëniet mes Milanit dhe Real Madridit cilësohen si të shkëlqyera, gjë që mund t’i hapë rrugën një transferimi të mundshëm të Ceballos te klubi italian. Me të ardhmen e mesfushorit ende në ajër, disa skuadra kanë treguar interes për të marrë shërbimet e tij.
Pavarësisht talentit të tij, 27-vjeçari ka pasur një rol të kufizuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit në sezonet e fundit, duke luajtur vetëm 505 minuta në 21 ndeshje këtë sezon. Kjo situatë ka ngjallur interesimin e disa skuadrave që shohin një mundësi merkatoje te Ceballosin.
Ndër klubet e interesuara për mesfushorin janë përmendur Real Betis dhe Atletico de Madrid, ndonëse nuk janë të vetmet. Tani, sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Milani ka hyrë në skenë si një tjetër konkurrent në garën për nënshkrimin e Ceballos.
Mundësia për të përfituar nga marrëdhëniet e mira mes klubeve mund të jetë një faktor përcaktues në përpjekjen e tyre për të siguruar inkorporimin e lojtarit të Real Madridit. /Telegrafi/