Site icon Telegrafi

Milani përgatit ofertë për mbrojtësin turk Ozan Kabak

Skuadra italiane Milan është e vendosur që të nënshkruar me mbrojtësin turk Ozan Kabak.

Qendërmbrojtësi turk u kërkua edhe në verë nga Rossonerët, por klubi italian nuk arriti marrëveshje me Schalke 04 për çmimin e lojtarit.

Rossonerët nuk kanë hequr dorë nga lojtari i talentuar dhe synojnë afrimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

20-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë, ndërsa Milan nuk duan të humbasin kohë dhe të nënshkruajnë me të.

Edhe Paris Saint Germain është futur në garë për lojtarin pasi Schalke 04 është duke kaluar nëpër një krizë financiare dhe dëshiron ta shes atë.

Megjithatë sipas medieve italiane, Kabak ka një marrëveshje personale me Milanin dhe preferon më shumë t’iu bashkohet gjigantëve italianë se sa atyre francez.

Milan është gati të shpenzojë 15 milionë euro, shumë që do ta kënaqte edhe Schalken për Kabak. /Telegrafi/

Exit mobile version