Gjiganti italian, Milani, është i interesuar për transferimin e sulmuesit anglez të Liverpoolit, Daniel Sturridge, i cili nuk po gjen minuta të shumtë te Reds.
Rossonerët nuk janë shumë të kënaqur me gjitha transferimet e verës dhe duan ta freskojnë skuadrën me disa përforcime të freskëta.
Mediat italiane theksojnë se drejtuesit e klubit nga San Siro janë të interesuar të forcojnë fazën e tyre sulmuese me një emër të ri.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Milani mund të futet në garë për transferimin e Sturridge në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi 29-vjeçar është në kërkim të minutave për të siguruar një vend për Kupën e Botës që po afrohet për verën e ardhshme dhe një lëvizje në Itali mund të jetë një opsion i përshtatshëm.
Gjigantët e Serie A janë përpjekur të marrin nënshkrimin e Sturridget edhe më përpara dhe ai kryeson listën e objektivave të mundshëm të transferimeve.
Mendohet se Milani do të përballet me konkurrencë nga skuadra tjera italiane, gjë që mund të jetë një problem me thashethemet se kuqezinjtë po vuajnë vështirësi financiare.
Sturridge thuhet se ju intereson edhe skuadrave tjera angleze dhe Liga Premier nuk është opsion që mund të hidhet poshtë. /Telegrafi/