Telegrafi

Milani pas holandezit të Atalantas, Hateboer

during the Serie A match between Genoa CFC and Atalanta BC at Stadio Luigi Ferraris on December 13, 2017 in Genoa, Italy.

Sipas raporteve të mediave në Holandë, gjiganti italian, Milan, është i interesuar për mbrojtësin anësor të Atalantas, Hans Hateboer.

Rossonerët janë në kërkim të përforcimit të skuadrës pasi kanë mbetur shumë prapa në renditjen tabelore në Serie A.

Mbetja mbrapa në renditje ka bërë që Milani të mbetet mbrapa edhe me objektiva për tu kualifikuar në gara evropiane, kështu që po kërkon transferime.

Lexo po ashtu Milani i vendosur, lojtarët që u transferuan gjatë verës nuk do largohen në janar

I fundit që ka përfunduar në radarin e tyre është lojtari i ri holandez që po shkëlqen me Atalantan, Hateboer.

Hateboer duke festuar golin e shokut të tij Marten De Roon ndaj Romës (Getty Images)

24-vjeçari Hateboer u bashkua me skuadrën nga Bergamo nga Groningeni në janar të vitit të kaluar dhe ka bërë 17 paraqitje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Në këtë 17 ndeshje të luajtura, Hateboer gjithashtu ka siguruar edhe një asistim në fitoren e tyre ndaj Crotone.

Lexo po ashtu Milani mund ta ndërrojë sërish trajnerin, Gasperini është opsioni kryesor

Sipas mediumit VI, Rossonerët po mbajnë shënime për holandezin, me qëllim që të nënshkruajnë me atë këtë muaj ose më së largu në afatin e verës.

Megjithatë, Atalanta është e vendosur të mbajë Hateboerin, i cili është bërë lojtar i rregullt i ekipit të parë këtë sezon. /Telegrafi/