Skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë padyshim që është ajo italiane Milan.
Por duket se ‘Rossonerët’ nuk duan të ndalen duke përforcuar skuadrën e tyre.
Kuqezinjtë nuk do të shpenzojnë para, por i kanë bërë një propozim interesant Torinos.
Nuk bëhet fjalë për sulmuesin Andrea Belotti, por për mesfushorin italian Marco Benassi.
22-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Torinon dhe është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha.
Milan është i gatshëm ta ofrojë mbrojtësin Gabriel Paletta dhe sulmuesin M’Baye Niang për ta marrë Benassin në ‘San Siro’.
Ish-lojtari i Interit është aktualisht në kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2021, ndërsa klubi i tij ende nuk iu është përgjigjur kësaj oferte të Milanit. /Telegrafi/