Milani thuhet është pajtuar me kushtet personale të Nikola Kaliniçin, por Fiorentina dëshiron më shumë se çmimi fillestar i ofruar prej 20 milionë eurove.
Rossonerët kanë nevojë për një sulmues të ri, pasi Carlos Bacca është në treg dhe Gianluca Lapadula mund të ndjekë rrugën e njëjtë.
Me Alvaro Moratën që do të shkojë te Manchester United për 70 milionë euro dhe Torino që nuk do të luajë nga çmimi prej 100 milionë euro për Andrea Belotti, ata janë kthyer te Kalinic.
Sipas Calciomercato.it dhe Sky Sport Italia, ndër të tjera, Kalinic ka dhënë dritën e gjelbër për një lëvizje në Milan.
Ai do të nënshkruante një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.
Të dy klubet tani duhet të arrijnë një marrëveshje pasi oferta fillestare e Milanit prej 20 milionësh nuk është e mjaftueshme, por marrëveshja thuhet se mund të bëhet për 30 milionë euro.
Kalinic ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 50 milionë euro, ndërsa në këtë sezon, 29-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka bërë katër asistime në 42 ndeshje konkurruese për Fiorentinën. /Telegrafi/