Telegrafi

Milani ofron Suson dhe para për Insignen

Lorenzo Insigne mbetet njëri nga objektivat kryesor të Milanit për afatin kalimtar veror.

Sulmuesi italian është rebeluar me klubin e tij Napolin dhe ka kërkuar largimin në verë.

Milani duket se do të jetë destinacioni i radhës për reprezentuesin e Italisë.

Mediat italiane kanë raportuar se Milani tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Napolit.

Suso dhe Lorenzo Insigne. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Rossonerët kanë ofruar sulmuesin spanjoll Suso si dhe një shumë prej 40 milionë euro për sulmuesin anësorë.

Napoli ende nuk ka kthyer përgjigje zyrtare te Milani nëse do ta pranojë ose jo këtë ofertë.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis po pret një ofertë më të lartë dhe nëse nuk vije atëherë do të pranojë atë të Milanit. /Telegrafi/