Site icon Telegrafi

Milani i ofron pagë të pa rezistueshme Moratas

Mediat italiane njoftojnë se Milani i ka ofruar Alvaro Moratas një kontratë me vlerë tetë milionë euro për ta bindur atë të bashkohet me klubin.

Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë kanë bërë ofertën e pagës për pesë vjet dhe do të shtojnë edhe bonuset në pagesat e tarifës.

Lexo po ashtu Montella flet për transferimin e Moratas

Drejtorët e klubit thuhet se do të takohen me Real Madridin javën e ardhshme në mënyrë që të diskutojnë një marrëveshje për sulmuesin 24-vjeçar.

Kjo tarifë do ta vinte spanjollin përpara Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala në Juventusi, pasi të dy sulmuesit fitojnë nga rreth 7.5 milionë euro në sezon.

Kuqezinjtë thuhet se kanë vënë një ofertë fillestare prej 50 milionë euro te Reali për lojtarin, me negociatat që do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version