Milani thuhet se i ka ofruar Gonzalo Higuainit një kontratë katërvjeçare me pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.
Pas transferimit bombastik të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Zonja e Vjetër këtë verë.
Chelsea është favorit për të siguruar nënshkrimin e Higuain, me 30-vjeçarin që më parë ka punuar me trajnerin e ri të Bluve, Maurizio Sarri derisa dyshja ishin te Napoli.
Megjithatë, Rossonerët kanë ngritur interesin e tyre në 24 orët e fundit, me pronarët e rinj të Elliott Management që dëshirojnë të lënë shenjë në tregun e transferimeve.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët kanë kontaktuar me rrethin e Higuain, duke i ofruar një marrëveshje katërvjeçare.
Edhe pse negociatat janë të hapura, e përditshmja italiane dyshon se kushtet do të pranohen, pasi lojtari fiton rreth shtatë milionë euro në kontratën e tij të tanishme te Juve.
Nëse Higuain dhe Milani do të arrijnë një marrëveshje, Bianconerët thuhet se janë të gatshëm të lejojnë sulmuesin të largohet për një çmim prej 60 milionë euro.
Rossonerët duhet të kenë frikë nga Chelsea, pasi para pak ditësh sulmuesi argjentinas foli me elozhe për trajnerin Sarri. /Telegrafi/