Telegrafi

Milani ofron Kalinicin plus para për Belottin

Kalinic

Pas vetëm një sezoni, Nikola Kalinic do të largohet nga Milani.

Italianët shkruajnë se shtetasi 30-vjeçar kroat nuk ka justifikuar pritjet në skuadrën kuqezi pas transferimit verën e kaluar nga Fiorentina.

I riu Patrick Cutrone është ndër lojtarët më në formë te Rosonerrët ndërsa Kalinic në garën e sulmuesve është aktualisht në situatën më të keqe, shkruan Corriere dello Sport.

Në 30 paraqitje shënoi vetëm katër gola dhe fundjavën e kaluar, trajneri Gennaro Gattuso nuk e ftoi në ndeshjen kundër Chievos për shkak të përpjekjeve të pamjaftueshme në stërvitje.

Corriere dello Sport gjithashtu pohon se Milan do të kërkojë gjatë verës shërbimet e sulmuesit të Torinos, Andre Belottit.

Milan thuhet se i ofroi torinezëve Kalinicin në një përpjekje për të ulur kompensimin për futbollistin 24-vjeçar.

Theksojmë se Torino kërkon 100 milionë euro për të liruar lojtarin më të mirë të skuadrës së tyre. /Telegrafi/