Daniele Baselli është njëri nga objektivat kryesor të Milanit për repartin e mesfushës.
Skuadra italiane që po ka vështirësi financiare synon transferimin e Basellit në San Siro pa shpenzuar para.
TuttoSport ka raportuar se Rossonerët kanë biseduar me Torinon për një transferim të mundshëm të lojtarit në San Siro.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo e vlerëson shumë italianin dhe po e kërkon me çdo kusht në skuadër.
Milan në pamundësi për të bërë një ofertë me të holla, i ka ofruar Torinos dy futbollistë në shkëmbim me lojtarin.
Rossonerët janë të gatshëm të japin sulmuesin Fabio Borini si dhe mbrojtësin e majtë Diego Laxalt për t’i fituar shërbimet e Basellit.
Torino që ka zënë vendin e Milanit në Ligën e Evropës, ende nuk ka i ka kthyer një përgjigje përfundimtare, por gjithnjë sipas medieve italiane marrëveshja mes dy klubeve është afër.
Futbollisti 27-vjeçar këtë edicion në Serie A ka shkëlqyer ku në 37 takime ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/