Milani e ka seriozisht transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Rossonerët’, janë duke kërkuar yllin e Ajaxit, Riechedly Bazoer tash e disa kohë dhe duket se janë afër transferimit të tij.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja holandeze ‘De Telegraaf’, Milan ka rritur ofertën në drejtim të Ajaxit.
Fillimisht skuadra italiane ka ofruar 10 milionë euro për lojtarin por që është refuzuar.
Tani Milan ka rritur ofertën në 15 milionë euro për reprezentuesin holandez.
20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit fundor dhe shihet si e ardhmja e futbollit holandez.
Besohet se transferimi i Bazoer në Milan pritet të kompletohet në ditët e para të muajit janar. /Telegrafi/