Telegrafi

Milani nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Atalantas në San Siro

Foto: Atalanta BC/Twitter

Milani ka vazhduar me barazime në Serie A, këtë herë ndaj Atalantas me rezultat 2-2.

Ishte një lojë e barabartë nga të dy skuadrat, por kuqezinjtë ishin diçka më të mirë.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Gonzalo Higuain në minutën e dytë pas asistimit nga Suso.

Në vazhdim Milani rrezikoi me anë të Giacomo Bonavneturas dhe Gonzalo Higuain, por Pierluigi Gollini nuk lejoji gol për kuqezinjtë dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Duvan Zapatas, ndërsa në minutën e 54 shënoi Alejandro Gomez për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në minutën e 61-të shënoi Giacomo Bonaventura për të rikthyer epërsinë e Milanit.

Kur të gjithë menduan se skuadra e Gennaro Gattusos do të fitonte këtë ndeshje në skenë doli Emiliano Rigoni dhe barazoi rezultatin në 2-2, kjo ndodhi në minutat shtesë të takimit.

Pas këtij barazimi Milani renditet në vendin e 13-të me pesë pikë, aq sa Atalanta një vend më lartë me po aq pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga San Siro është kundër Empolit, kurse Atalanta luan ndaj Torinos. /Telegrafi/