Telegrafi

Milani njoftohet për çmimin e Jonathan David, kanadezi shihet si zëvendësuesi i Giroud

Afati kalimtar veror për transferimin e futbollistëve ka përfunduar në top ligat evropiane, por klubet vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen.

Milani ka qenë një nga skuadrat më aktive këtë verë, duke afruar shumë lojtarë në radhët e veta.

Edhe pse kanë investuar më shumë se 114 milionë euro gjatë periudhës së transferimeve të verës të përfunduar së fundmi, bordi i skuadrës italiane tashmë po punon me idenë për të përforcuar skuadrën e saj në edicionet e ardhshme të afatit kalimtar në dimër ose verën e ardhshme.

Jonathan David është objektivi kryesor i Milanit për sulmin me kanadezin që shihet si zëvendësuesi adekuat i Olivier Giroud.

Calciomercato ka raportuar se Milani ka kontaktuar Lillen me klubin francez që i ka njoftuar Rossonerët se mund ta marrin kanadezin vetëm nëse paguhet shuma prej 60 milionë eurove.

Lexo po ashtu Milani tentoi transferimin e Jonathan David, por dështoi

Aktualisht në repartin ofensivë të Milanit janë Olivier Guroud,Chrsitian Pulisic, Rafael Leao, Noah Okafor Samuel Chukwueze dhe Luka Jovic.

Megjithatë David shihet si përforcimi ideal për të ardhmen me Milanin që pritet të bëj një investim të rëndësishëm për sulmuesin kanadez i cili ka vite që shkëlqen në Ligue 1 me fanellën e Lille. /Telegrafi/