Site icon Telegrafi

Milani në negociata me Schalken për mbrojtësin turk Kabak

Milani është duke tentuar të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Skuadra e madhe italiane ka nevojë që ta përforcojë repartin defensivë dhe tanimë kanë gjetur mbrojtësin që duan.

Qendërmbrojtësi i talentuar turk Ozan Kabak ka shkëlqyer dy vitet e fundit në Bundesliga dhe po kërkohet nga Milan.

Rossonerët janë futur në negociata me Schalken duke tentuar të gjejnë një zgjidhje për transferimin e lojtarit.

Milan ka një marrëveshje personale me lojtarin pasi prej ditësh kanë biseduar me agjentin e tij.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ata pritet që të ofrojnë 15 milionë euro te Schalke 04.

Klubi gjerman nga ana tjetër kërkon 25 milionë, por kjo shumë duket e ekzagjeruar nga Rossonerët.

Sipas asaj që ka raportuar Gianluca Di Marzio, Kuqezinjtë ofertën më të lartë që do ta bëjnë është 15 milionë plus tre të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

Exit mobile version