Telegrafi

Milani në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Berardin

Milani thuhet se është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin Domenico Berardin nga Sassuolo.

Gjigantët e Serie A janë në kërkim të një sulmuesi të ri të krahut të djathtë dhe Berardi është ndër prioritetet e tyre për sezonin 2022/23.

Sipas La Gazzetta dello Sport, çmimi i kërkuar i Sassuolos është rreth 30 milionë euro dhe Milani tashmë është në bisedime të avancuara me klubin Neroverdi.

Lexo po ashtu Milani do të tentojë Berardin në verë, por ka edhe disa opsione tjera

Berardi do të mbushë 28 vjeç në gusht dhe është gati të bëjë një hap përpara në karrierën e tij, duke iu bashkuar një klubi të madh. Ai ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime në Serie A këtë sezon dhe Sassuolo është e përgatitur të ndajë rrugët me yllin e tyre në verë.

Si Elliott Managment ashtu edhe Investcorp, të cilët janë në bisedime për të blerë klubin, e shohin Berardin si një përforcim ideal për sezonin 2022/23, kështu që Paolo Maldini dhe Ricky Massara tashmë kanë filluar negociatat me Sassuolon.

Bashkëlojtari i Berardit te Sassuolo, Gianluca Scamacca është gjithashtu një objektiv i Rossonerëve për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Drejtori i Sassuolos zbulon të vërtetën për të ardhmen e Scamacca, Raspadori dhe Berardi

Nëse Investcorp përfundon blerjen e klubit, Berardi mund të jetë vetëm një nga emrat e mëdhenj që do të lëvizin në San Siro, pasi Riyad Mahrez, Renato Sanches dhe Sebastian Haller janë lidhur gjithashtu me një transferim gjatë verës te Milan.

Sven Botman dhe Divock Origi janë afër bashkimit me kuqezinjtë. Mbrojtësi i Lille ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Serie A, ndërsa Origi pritet të shtrëngojë duart me Milanin gjatë javëve të ardhshme përpara një transferimi të lirë nga Liverpool. /Telegrafi/