Site icon Telegrafi

Milani në bisedime të avancuara me Konoplyankan

Milani është në bisedime me Yevhen Konoplyankan, i cili nuk ka vend në skuadrën e Schalkes.

Sipas Estadio Deportivo, bisedimet tashmë janë në një fazë të përparuar për transferimin e 27-vjeçarit në San Siro.

Anësori ukrainas iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë nga Dnipro në vitin 2015 dhe shënoi tetë gola në 52 paraqitje me andaluzianët.

Ai u huazua te Schalke me detyrim blerjeje për 14 milionë euro, mirëpo atje ka luajtur vetëm në pesë ndeshje nga fillimi.

Konoplyanka i prishi raportet me ish-trajnerin Markus Weinzerl, të cilin e kishte quajtur frikacak.

Sidoqoftë, ai ia doli t’i shënonte gjashtë gola dhe të prodhonte dy asistime në 27 ndeshje me klubin gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version