Milani është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Celticut, Kristoffer Ajer, mirëpo do të ketë konkurrencën e Leicester Cityt për shërbimet e futbollistit norvegjez.
22-vjeçari u transferua në Skoci nga klubi norvegjez, IK Stark, në vitin 2016, ndërsa trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, ka punuar me të gjatë kohës sa ishin bashkë në Glasgou.
Pasi agjenti i tij, Tore Pedersen, njoftoi se Ajer nuk do ta rinovojë kontratën në Parkhead, Milani i ka nisur bisedimet për transferimin e lojtarit.
Gazetari Nicolo Schira ka bërë të ditur se shefi ekzekutiv i Rossonerëve, Ivan Gazidis, është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe klubi italian është favorit për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, pritet një garë mes ish-trajnerit të Ajer, i cili dëshiron të ribashkohet me norvegjezin në East Midlands. /Telegrafi/