Telegrafi

Milani në bisedime për Benzeman

Milani ka mbajtur bisedime me Real Madridin për sulmuesin, Karim Benzema.

Sipas Gianluca Di Marzios, Ludovic Fattizzo dhe përfaqësuesit e Benzemas kanë trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso dhe drejtorin sportiv, Massimilano Mirabelli në Milanello të hënën pasdite.

Kampi i 30 vjeçarit ka dhënë aprovimin për transferimin, me lojtarin që është i bindur se ka ardhur koha të jetë i lirë.

Benzema dihet se ka marrëdhënie si me babain me Florentino Perezin dhe do ta ketë të vështirë të largohet.

Di Marzio shton se Rossonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit kontratë trivjeçare me pagë nëntë milionë euro në sezon.

Vet agjenti i Benzemas ka qeshur me këto spekulime, ku në rrjetet sociale Karim Djaziri ka shprehur habinë e tij me këto raportime. /Telegrafi/