Telegrafi

Milani mund të bëjë transferimin befasues të Willianit

Ylli brazilian, Willian, i cili pritet të largohet nga Arsenali ka përfunduar në listën e emrave që mund të transferohen nga Milani në këtë afat kalimtar.

Willian ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Arsenali pas transferimit nga Chelsea dhe largimi i tij nga Emirates këtë verë duket i pashmangshëm.

Lojtari është lidhur me një rikthim në Brazil te skuadra e Corinthians, por mund të joshet nga mundësia e qëndrimit në Evropë.

Lexo po ashtu E konfirmon Arteta: Willian është duke u larguar nga Arsenali

Sipas mediumit italian Calciomercato, Willian ka përfunduar në listën e dëshirave të Milanit, klub i cili mund të tentojë transferimin e tij këtë verë.

Këto thuhet se janë orë vendimtare për Milanin në këtë fazë përfundimtare të afatit të transferimeve dhe drejtuesit janë të mbushur me angazhime.

Në fakt, emri i 34-vjeçarit brazilian i është propozuar Rossonerëve, të cilët janë duke e vlerësuar me kujdes. /Telegrafi/