Zlatan Ibrahimovic edhe një herë në Serie A te Milani.
Lajmin e jep Corriere della Sera që shkruan se drejtuesit e skuadrës kuqezi po mendojnë për kthyer Zlatan Ibrahimovici.
Besohet se me të Milani do ta kishte më të lehtë të luftonte njërin nga katër vendet e para që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Zlatan është larguar nga Serie A në vitin 2011.
Ka qenë trajneri Gennaro Gattuso që ka kërkuar edhe një sulmues që do të ishte një mbështetje e madhe për Gonzalo Higuainin dhe Patrick Cutronen.
Marrëveshja mes Ibrahimovicit dhe Los Angeles Galaxy përfundon në vitin 2019, por nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për një lamtumirë më të shpejtë.
Ideja e Milanit është të nënshkruajë me gjigantin suedez kontratë 6-mujore. /Telegrafi/