Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang mund të përfundojë te Fenerbahce.
Sulmuesi që ishte në huazim për gjashtë muaj te Watford është kthyer në Itali, pasi nuk e ka bindur klubin anglez.
Për të ka interesim edhe nga Torino.
Mediaset Premium shkruan se interesimin më të madh e ka shfaqur gjiganti turk, Fenerbahce.
Ai pritet të nënshkruajë për katër vite me pagë 3.5 milionë euro në sezon.
Milani për shërbimet e tij kërkon 18 milionë euro./Telegrafi/