Site icon Telegrafi

Milani mund ta mbyll sot marrëveshjen për transferimin e Giroud

Milani thuhet se do të takojë sot (e mërkurë) drejtorët e Chelseat, pasi Rossonerët janë të sigurt për arritjen e një marrëveshje me Blutë për transferimin e Olivier Giroud.

Chelsea ka aktivizuar një mundësi për të zgjatur kontratën e sulmuesit francez deri në qershor të 2022, por Giroud ende mund të largohet nga Londra e Jugut në një transferim falas.

Agjentët e tij kanë zbuluar që Chelsea kishte premtuar të lirojë 34-vjeçarin nëse do të kishte marrë një ofertë nga jashtë Ligës Premier.

Lexo po ashtu Agjenti i Giroud zbulon premtimin që ia bëri Chelsea sulmuesit

Milani ka qenë në bisedime me fituesin e Kupës së Botës me Francën 2018 dhe thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi një marrëveshje dy-vjeçare prej katër milionë eurosh në vit.

Rossonerët po konsiderojnë nënshkrimin e Giroud vetëm si një transferim falas.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Giroud është i gatshëm të transferohet në Milano dhe përfaqësuesit e dy klubeve do të takohen sot për të diskutuar një transferim të mundshëm për ish-lojtarin e Arsenalit.

Milani ka nevojë për të paktën një sulmues të ri për sezonin 2021-22, duke pasur parasysh që Zlatan Ibrahimovic është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju. /Telegrafi/

Exit mobile version