Rafael Leao mund të largohet nga Milani qysh në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi portugez është pjesë e Rossonerëve që dy vite, derisa po kalon një moment shumë të mirë.
21-vjeçari këtë edicion ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 33 ndeshje zyrtare me Milanin.
Por klubi italian mund të mbetet pa yllin e tyre në verë, pasi tanimë tri skuadra janë vënë pas tij.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi po e kërkon me ngulm lojtarin, ku është gati të futet në bisedime me Milanin në verë për të.
Gjtihsesi interesim për Leaon kanë shfaqur edhe dy skuadrat angleze, WolverhamptonWanderers dhe Everton.
Reprezentuesi portugez ka një vlerë prej 50 milionë eurove dhe nëse ndonjëra nga skuadrat ofron një shumë të tillë, atëherë Milani mund ta pranojë ofertën. /Telegrafi/