Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Torinos me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Serie A.
Një ndeshje e dominuar paksa më shumë nga kuqezinjtë që kishin më shumë raste.
Goli i fitores erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes.
Milan vs Juventus 1-1 All Goals & Extended Highlights HD 2020 (Ante Rebic GOAL) pic.twitter.com/OgzSHxAWSV
— milanesta milan 1899 (@milanestamilan8) February 13, 2020
Ishte lojtari i momentit te Milani, Ante Rebic, që shënoi nga dhjetë metra, pas një pasimi të bukur nga e djathta.
Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, që doli të jetë edhe i fitores.
Në pjesën e dytë Milani kishte dy raste të mira me Samu Castillejon, por nuk arriti të shënojë.
Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e tetë në renditje dhe ka 35 pikë. /Telegrafi/