Telegrafi

Milani mposht Torinon pas penalltive, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Ndeshja mes Milanit dhe Torinos doli të jetë e fortë, duke bërë që fituesi të dihet vetëm pas penalltive, pasi 90 minuta dhe koha shtesë u mbyllën baras.

Pjesa e parë ishte e aq e varfër nga të dy skuadrat, sa që nuk u shënua ndonjë rast shumë serioz.

Pjesa e dytë solli disa raste të mira për Milanin, ku në minutën e 50-të ishte Rafael Leao që rrezikoi, por portieri mysafir ndali gjuajtjen e tij.

Pas tij provoi edhe Diogo Dalot kishte rastin më të mirë në ndeshje, por që nuk shënoi nga një pozitë ideale.

Krejt në fund të ndeshjes edhe Brahim Diaz, u mundua të gjejnë, por sërish portieri ishte në vend.

Ndeshja u mbyll me këtë rast, ndërsa as vazhdimet nuk sollën më shumë.

Mbeti qe penalltitë të vendosin për fituesin, ku dolën të jenë mjaftë interesante.

Në fund penalltitë i buzqeshën Milanin, pasi Thomas Rincon i Torinos ishte ai që gaboi.

Milani kalon në çerekfinale, ku do të ndeshjet me fituesin e ndeshjes Inter – Fiorentina. /Telegrafi/