Milani ka refuzuar 34 milionë euro për Andre Silvan nga klubi që garon në Championship, Wolverhampton Wanderers.
Portugezi kaloi nga Porto te Milani për 38 milionë euro, plus bonuset, këtë verë që lamë pas.
Ai ka shënuar tetë gola në 10 ndeshje në Ligën e Evropës, por në Serie A nuk ka arritur ende ta gjejë portën.
Silva mbetet sulmuesi i tretë te Milani, pas Nikola Kalinicit dhe Patrick Cutrone.
Sipas Corriere della Sera, klubi i Wolves që e ka trajner, Nuno Espirito Santon, që ishte më parë të Poro, ka ofruar 34 milionë euro.
Mësohet se kjo ofertë është refuzuar nga Milani.
Klubi kuqezi beson që lojtari ka nevojë ende për tu përshtatur në Serie A, pasi është sulmues që ka blera dhe është vetëm 22 vjeç. /Telegrafi/