Tani që marrja e kontrollit të Milani nga pronarët e rinj ka përfunduar, raportet tregojnë se Rossonerët tani shikojnë për të bërë një ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Sipas Calciomercato.it, një nga prioritetet nën regjimin e ri do të jetë për të gjetur një zëvendësim për Carlos Bacca, i cili duket se do të largohet nga klubi anglez këtë verë për shkak të minutazhës së vogël.
Emrat e të tjera të përmendur kanë përfshirë Karim Benzeman, Pierre-Emerick Aubameyang, Alvaro Morata dhe Alexandre Lacazette, por Sturridge mund të transferohet më lehtë, me raporte e shumta në Angli që tregojnë për një largim të tij gjatë verës, transmeton Telegrafi.
27-vjeçari ka qenë i rrënuar nga lëndimet këtë sezon dhe ka bërë vetëm pesë ndeshje si titullar në Ligën Premier, duke shënuar dy gola.
Një largim të tij nga skuadra nuk e ka mohuar as trajneri Jurgen Klopp, i cili ka theksuar se në verë do të ketë transferime të reja dhe largime, por pa treguar emra.
Në rast se ky transferim ndodh atëherë Milani do të duhet të derdh në arkat e Liverpoolit një shumë që sillet prej 10 deri 15 milionë euro. /Telegrafi/