Telegrafi

Milani mendon transferimin e Mangalas

Sipas raporteve në Francë, mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala është një objektiv konkret i Milanit dhe Valencias.

Qendërmbrojtësi është lënë jashtë listës së Cityt për skuadrën e Ligës së Kampionëve, pasi John Stones ka ardhur nga Everton.

Sipas L’Equipe, këto zhvillime sugjerojnë se reprezentuesi francezë do të shiten, dhe Rossonerët janë të interesuar, së bashku me skuadrën spanjolle Valencia.

Lexo po ashtu Agjenti i Iscos ia mbyll dyert Milanit

Mangala u transferua në Angli për afër 49 milionë euro apo 42 milionë funte në vitin 2014, por besohet se ai do të lejohet të largohet në formë huazimi me një opsion ose detyrim blerje.

Kështu, ‘Djalli’ kanë qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë gjithë verës, por një lëvizje për mbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio, duket se ka rënë dhe Mangala mund të jetë në ‘Pole-Position’. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet