Site icon Telegrafi

Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas

Milani thuhet se është në bisedime me Atletico Madridi për Angel Correa, të cilin dëshiron ta transferojë pas shitjes për 55 milionë euro të dyshes Andre Silva dhe Patrick Cutrone.

Sipas ekspertit të transferimit Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italia, marrëveshja e trefishtë po orkestrohet nga super-agjenti Jorge Mendes.

Është raportuar se Atletico Madridi dhe 24-vjeçari argjentinas Correa janë të hapur për këtë veprim për rreth 55 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milani

Sezonin e kaluar, ai shënoi pesë gola dhe katër asistime në 49 paraqitje konkurruese për Atleticon.

Rossonerët kanë të bëjnë me çështjet Financiare Fair Play, kështu që do të duhet të rrisin fondet duke shitur sulmuesit e tjerë për të financuar blerjen e Correas.

Sulmuesit në largim janë Andre Silva, i cili pritet të kalojë te Monaco, pas huazimit te Sevilla, dhe Cutrone drejt Wolverhampton Wanderers në Angli. /Telegrafi/

Silva dhe Cutrone (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version