Ende nuk ka përfunduar afati kalimtar veror dhe Milani ende është në kërkim të një mesfushori të ri.
Kampioni në fuqi i Italisë ka mbetur pa Franck Kessien dhe nuk ka marrë asnjë lojtar për ta zëvendësuar afrikanin.
Shumë emra janë përmendur në listën e Rossonerëve, por së fundmi Milani ka kontaktuar Wolfsburgun për Aster Vranckx.
19-vjeçari ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Gjermani, derisa po pëlqehet shumë nga Milani.
Sipas mediave italiane dhe atyre gjermane, Rossonerët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 18 milionë euro për belgun e ri.
Vranckx ka dhënë dritën e gjelbër për t’u transferuar në San Siro, por tani duhet bindur Wolfsburgu të heq dorë nga ylli i tyre.
Reprezentuesi belg luan në pozitën e mesfushorit defensivë dhe shihet si zëvendësuesi adekuat i Franck Kessies. /Telegrafi/