Telegrafi

Milani mendon huazimin e Demiralit nga Juventusi, por problem mbetet Sassuolo

Milani është i interesuar të huazojë mbrojtësin e sapo-transferuar nga Juventusi, Merih Demiral, por mund të ketë probleme.

Mbrojtësi turk u transferua te Juve për 18 milionë euro para një jave, por me Matthijs de Ligt që pritet të vjen nga Ajax dhe vetëm gjashtë muaj në futbollin e Serie A, Demiral mund të huazohet te Milani.

Sipas mediumit italian RAI Sport, Juventusi mund të huazojë Demiralin te Milani për të fituar më shumë kohë duke luajtur, por ka nevojë për leje nga Sassuolo.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi transferon mbrojtësin turk Demiral

Kjo është gjithashtu për shkak se kuqezinjtë janë përballur me çmime të mëdha për lojtarët si Dejan Lovren dhe Matija Nastasic, prandaj do të pranonin me kënaqësi një qendërmbrojtës shumë premtues në huazim.

Megjithatë, raporti i mediumit italian gjithashtu thotë se Juve do të duhet të marrë leje nga Sassuolo së pari, pasi ishte pjesë e marrëveshjes së transferimit. /Telegrafi/