Site icon Telegrafi

Milani largon Gallianin, emëron ish-drejtorin e Interit

UDINE, ITALY - SEPTEMBER 22: Adriano Galliani AD of AC Milan looks on before the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Stadio Friuli on September 22, 2015 in Udine, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Me ardhjen e kinezëve në krye të Milanit, kanë nisur edhe ndryshimet në klub.

‘Viktima’ e parë e ndryshimit në presidencën e Milanit, është Ardiano Galliani, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit sportiv në klub.

Nga sot në këtë pozitë është emëruar Marco Fasone, i cili do të nisë punën e re, menjëherë pasi që biznesmenët kinezë të marrin kontrollin e plotë të klubit italian.

Lexo po ashtu Kinezët premtojnë: Milani, shumë shpejt në krye të botës

Fasone më herët ka punuar edhe te dy rivalët më të mëdhenj të ‘rossonerëve’, Interi e Juventusi.

Ndërsa, sw fundmi ishte te Interi, ku u shkarkua me ardhjen e Erick Thohir nw klubin zikaltwr, pasi ky i fundit solli me vete Michael Bolingbroke. /Telegrafi/

Exit mobile version