Site icon Telegrafi

Milani largohet nga gara, pesë top klube evropiane vihen pas Kamadas

Daichi KAMADA (F) Soccer 1st Bundesliga, 11th matchday, Borussia Monchengladbach (MG) - Eintracht Frankfurt (F) 1: 3 on October 22nd, 2022 in Borussia Monchengladbach / Germany. #DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video # (MaxPPP TagID: dpaphotossix085728.jpg) [Photo via MaxPPP]

Daichi Kamada nuk do t’i bashkohet Milanit edhe pse palët kishin një marrëveshje mes tyre.

Mesfushori japonez do të jetë futbollist i lirë pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin dhe është i lirë të bisedoj me skuadrat e interesuara.

Megjithatë Rossonerët kanë ndërruar objektiv dhe Kamada nuk është më i preferuari për mesfushën.

Lexo po ashtu Milani e siguron Kamadan, testet mjekësore javën e ardhshme

Kësisoj Roma, Napoli, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Atletico Madrid kanë rikthyer interesimin për japonezin.

Agjentët e futbollistit gjatë ditëve të ardhshme pritet të kenë takime me drejtuesit e klubeve që kanë shprehur interesim për Kamadan.

Lexo po ashtu Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

26-vjeçari kërkon një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon.

Kamada ka pasur paraqitje fantastike me Frankfurtin vitin e fundit, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version