Site icon Telegrafi

Milani kthehet pas Ibrahimovicit

Milani raportohet se ka ripërtëri interesimin e tyre për Zlatan Ibrahmovic tani pasi LA Galaxy ka dështuar të kualifikohet në ‘Play-Off’-in e MLS-së.

La Galaxy e mbylli sezonin të dielën me humbje 3-2 ndaj Houston Dynamo.

Ibrahimovic në këtë sezon pati paraqitje të mira individuale duke shënuar 22 gola në vetëm 27 paraqitje.

Lexo po ashtu Mourinho mohon mundësinë e transferimit të Ibrahimovicit te Unitedi

Forma e tij e mirë ka bërë që klubet evropiane të mendojnë rikthimin e sulmuesit suedez në kontinentin e vjetër.

Sipas Calciomercato.com, suedezi dëshiron rikthimin në Evropë dhe Milani është gati të ‘rrëmbej’ atë para Real Madridit.

Faqja sportive italiane raporton gjithashtu se drejtori sportiv i Rossonerëve, Leonardo do të takohet me agjentin e suedezit në ditët e ardhshme.

Lexo po ashtu Raiola është takuar me përfaqësues të Milanit për Ibran

Leonardo do të diskutojë rinovimin e kontratës së Giacomo Bonaventuras dhe me këtë rast do të eksplorojë edhe mundësinë e rikthimit të Ibrahimovicit.

Muaji nëntor pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e suedezit, i cili ka bërë karrierë në klube të mëdha si Ajaxi, Juventusi, Interi, Milani, Barcelona, PSG dhe Man Utd. /Telegrafi/

Exit mobile version