Telegrafi

Milani kontakton Allegrin

Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis njoftohet se ka kontaktuar Massimiliano Allegrin për të parë nëse trajneri i Juventusit do të donte një tjetër periudhë në San Siro.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Gazidis iu drejtua Allegrit gjatë ditëve të fundit për të pyetur për disponueshmërinë e tij.

Do të ishte një kthim për Allegrin, i cili tashmë ishte në krye të kuqezinjve nga viti 2010 deri në janar të 2014, kur u shkarkua nga Presidenti Silvio Berlusconi.

Lexo po ashtu Gattuso pritet të largohet nga Milani me të përfunduar sezoni

Allegri ishte trajneri i fundit që fitoi Scudetton me Rossonerët në sezonin 2010-11, ndërsa ai fitoi gjithashtu edhe Superkupën atë vit.

Allegri ka fituar Scudetton dhe Superkupën me Milanin

Italiani shkoi në Juventus dhe fitoi pesë tituj radhazi në Serie A me klubin nga Torino, por iu kumtua se nuk do të jetë në stol vitin e ardhshëm.

Opsionet janë ngushtuar për Allegrin, pasi ai kishte qenë i lidhur me Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, por të tre klubet kanë konfirmuar trajnerët e tyre të tanishëm.

Lexo po ashtu Rummenigge thotë se Bayerni nuk do ta marrë Allegrin: Do të vazhdojmë gjatë me Kovacin

Roma është një tjetër alternativë e Serie A, por Milani mendohet të jetë favorit për të siguruar shërbimet e trajnerit italian.

Milani është raportuar se do të shkarkoj Gennaro Gattuson edhe nëse ai arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, me drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini që gjithashtu pritet të largohen. /Telegrafi/