Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis njoftohet se ka kontaktuar Massimiliano Allegrin për të parë nëse trajneri i Juventusit do të donte një tjetër periudhë në San Siro.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Gazidis iu drejtua Allegrit gjatë ditëve të fundit për të pyetur për disponueshmërinë e tij.
Do të ishte një kthim për Allegrin, i cili tashmë ishte në krye të kuqezinjve nga viti 2010 deri në janar të 2014, kur u shkarkua nga Presidenti Silvio Berlusconi.
Allegri ishte trajneri i fundit që fitoi Scudetton me Rossonerët në sezonin 2010-11, ndërsa ai fitoi gjithashtu edhe Superkupën atë vit.
Italiani shkoi në Juventus dhe fitoi pesë tituj radhazi në Serie A me klubin nga Torino, por iu kumtua se nuk do të jetë në stol vitin e ardhshëm.
Opsionet janë ngushtuar për Allegrin, pasi ai kishte qenë i lidhur me Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, por të tre klubet kanë konfirmuar trajnerët e tyre të tanishëm.
Roma është një tjetër alternativë e Serie A, por Milani mendohet të jetë favorit për të siguruar shërbimet e trajnerit italian.
Milani është raportuar se do të shkarkoj Gennaro Gattuson edhe nëse ai arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, me drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini që gjithashtu pritet të largohen. /Telegrafi/