Milan është në kërkim të një mesfushori. Trajneri i kuqezinjve Vincenzo Montella, kërkon të ketë në dispozicion dhe një mesfushorë tjetër, pas transferimit të Sosa në Milanelo.
Në listë janë Mateo Kovacic, Leandro Paredes dhe Fernando i Manchester Cityt.
Për kroatin Kovacic po punohet për transferimin e tij në formë huazimi dhe nga ana tjetër duket se klubi i Real Madrid është duke e shqyrtuar kërkesën e Milanit.
Ndërkohë që për Paredesin e Romës duhet mposhtur konkurrenca e Zenit Saint Petersburg.
Disi më e lehtë është pista Fernando, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Braziliani pëlqehej nga ana e drejtuesve të Milanit që kur ishte pjesë e Portos, por në fund mesfushori vendosi transferimin në Ligën Premier. Mbrojtja gjithashtu kërkon përforcime dhe emri i Rodrigo Caio është një opsion i mundshëm.
Braziliani cilësohet për nga aftësitë që ka në repartin e prapavijës si pasardhës i Thiago Silva.